‘Më e bukur e ëma apo e bija’ – Miss Universe Albania thotë se e dëgjon shpesh thënien
Deta Kokomani, durrsakja që mban aktualisht titullin si vajza më e bukur e Shqipërisë, ka treguar se shpesh i thonë se e ka nënën më të bukur.
Ajo u kurorëzua një vit më parë si ‘Miss Universe Albania’, ndërsa vetëm pas dy ditësh do të duhet ta dorëzojë kurorën te një vajzë tjetër.
E pyetur nga Bieta Sulo në Ftesë në 5 për idhujt e fëmijërisë, bukuroshja e ka përmendur të ëmën dhe gjyshen si dy modele frymëzimi.
Gjatë bisedës, në ekran u shfaq një fotografi e përbashkët e Detës me nënën, ndërsa ajo nuk ngurroi të thoshte se shpesh dëgjon thënien “Më e bukur e ëma se e bija”.
Derisa ka folur për dashurinë e saj ndaj pianos, 22-vjeçarja ka folur për një tjetër talent të fshehtë që lidhej me gatimin të trashëguar nga gjyshja.
“Unë jam rritur te shtëpia e gjyshes ose ‘nonës’ siç i themi, sepse prindërit i kam pasur shumë të rinj. Më linin te nona dhe unë s’dija të ikja më në shtëpinë time”, ka theksuar ajo ndër të tjera.