Me dy foto, shkurt dhe qartë, Chiara Ferragni ju tregon jetën e saj si një mami e re

Thonë se impenjimi më i madh i një gruaje mbetet fëmija i saj, sidomos në ditët e para të jetës, kur përkushtimi është maksimal. Me dy foto ku në njërën dorë mban filxhanin dhe në anën tjetër të voglën e saj, Vittoria duke pirë gji, e në tjetrën duke mbledhur qumshtim e gjirit, blogerja Chiara Ferragni ka treguar se si është jeta e saj në këto momente.

“Jeta ime aktualisht në dy foto”, ka shkruar Ferragni. Chiara i është përkushtuar totalisht vajzës e nuk ka hezituar të ndajë çfarëdo lloj momenti i bukur apo më pak i bukur nga lodhja, pagjumësia e mëmësisë.

Megjithatë lumturia që e vogla e familjes më të dashur në ‘Instagram’ i ka sjellë shtëpisë duket se ka mundur çdo peripeci të Chiarës si një nënë ende leone./revistawho.com