“Më duket si videolojë”, ylli i Bajernit i emocionuar pas arritjes në finale: Diçka e pabesueshme…

Alfonso Dejvis është padyshim zbulimi i këtij sezoni. Futbollisti 19-vjeçar ka qenë një ndër protagonist absolut në triumfet e arritura të skuadrës bavareze. Ai foli pas triumfit 0-3 ndaj Lionit, ku skuadra e tij siguroi një biletë për në finalen e madhe të Champions-it ndaj PSG-së.

Dejvis e ka cilësuar këtë moment si diçka të jashtëzakonshme, duke deklaruar se ndihet si në videolojë. Një ëndërr e pabesueshme për futbollistin e talentuar.

“Më duket sikur jam në videolojë! Për mua është diçka e pabesueshme arritja në finalen e Champions-it. Një ëndërr që po realizohet. Nuk e konsideroj veten si një nga më të mirët në botë”, tha ndër të tjera Dejvis.

PANORAAMSPORT.AL