Me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë, përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

Mes duartrokitjesh dhe trëndafilash të bardhë që u hodhën në arkëmortin e tij nga familjarë dhe miq, u përcollpër në banesën e fundit, Artan Lame.

Lame ndërroi jetë pak ditë më parë në Mynih të Gjermanisë ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër. Kujtojmë që në vitin 2016 Artan Lame i mbijetoi një ataku kardiak.

Ish-kreu i ALUIZNI-t ndau me të gjithë momentin e tij më të keq të jetës, por edhe të familjes së tij duke e konsideruar të gjithë këtë përvojë sfiduese me shëndetin si “kthim në jetë”.

tpz.al