Me duart në kokë dhe duke qarë, bashkëshorti i gruas që u vra në Kosovë mbërrin në vendngjarje, zbulohet shkaku i vrasjes (VIDEO)

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se sot si pasojë e të shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Sipas policisë, dyshohet se një burrë fillimisht ka vrarë një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Media lokale e Kosovës, Veriu.info, ka publikuar pamje të momentit kur burri i gruas së vrarë mbërrin në vendin e ngjarjes shumë i rënduar emocionalisht, ndërsa disa të tjerë përpiqen ta ngushëllojnë.

“Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Prokuroria në një njoftim për publikun.

Një familjar i të ndjerës, Rrahim Ajeti, ka thënë se viktima ka qenë rreth 40-vjeçare dhe në të kaluarën ka punuar së bashku me bashkëshortin e saj në furrën  bukës, në pronësi të autorit të krimit.

“Sipas një informate jo zyrtare, shkaku është xhelozia pse ka shkuar në tjetër vend për të punuar dhe e ka lënë këtu. Kjo është”, ka thënë i afërmi i viktimës.

voxnews.al