“Më drogoi dhe përdhunoi”- Reperi Gjiko reagon për herë të parë pas akuzave të rënda: S’kam premtuar as karrierë dhe as… Ja si qëndron e vërteta
Reperi i njohur kosovar Gjiko është përballur me akuzat se ka përdhuar një të mitur në korrik të vitit 2015.
Pas disa ditësh heshtje, këngëtari ka vendosur të reagojë duke hedhur poshtë këto akuza. Në një postim në Instagram, ai është shprehur se nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe s’ka përdhunuar një të mitur, e aq më pak ta ketë droguar.
“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.
Disa ditë më parë u bë publik lajmi se reperi akuzohej për përdhunimin e një vajze 15-vjeçar në vitin 2015. “Front Online” ka publikuar edhe dokumentin, sipas së cilës Gjiko akuzohet ka mashtruar një të mitur se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në videoklipe të këngëve.
Akuzat rëndohen edhe më tej pasi thuhet se ai ka kryer ka droguar të miturën dhe ka kryer marrëdhënie seksuale. Sakaq, identiteti i vajzës në fjalë nuk dihet.