“Më dhemb kur Luizi ndihet keq”, Olta bisedon me Gertin: Kam afeksion
Edhe pse kundërshtari i saj më i fortë në lojë, Olta tha se Luizin e ka shumë përzemër dhe se ka krijuar afeksion ndaj tij.
Teksa po bisedonte me Gertin, për t’i sqaruar këtij të fundit qëndrimin e saj me Luizin, Olta u shpreh se ajo mërzitet shumë kur Luizi ndihet keq, pasi me të ka kaluar shumë situata brenda në shtëpi.
Sa i përket Fotinisë, Olta tha se ajo nuk ka të njëjtën afrimitet që ka me Luizin me të. Ndaj, për këtë arsye, ajo do përqafojë Luizin edhe kur ata zihen dhe jo Fotininë.
Gerti i tha Oltës se Luizi e ka eklipsuar shumë atë dhe duke qenë se ata janë kundërshtarë në lojë, ai e këshilloi Oltën që ta “sulmojë” Luizin, pasi me mënyrën se si ajo po sillet, po e kthen në “aleat”.