Me Covid në bar me dy të tjerë: mesfushori i kombëtares thyen karantinën e gjobitet

Mesfushori i Brescia Emanuele Ndoj është gjobitur nga karabinierët dhe është denoncuar për faktin se ka thyer karantinën. Mesfushori i kombëtares shqiptare bëhet protagonisti negativ i ditës, duke trazuar ndjesitë e një qyteti me papërgjegjshmërinë e tij.

Sipas asaj që shkruan Il Giornale di Brescia, futbollisti shqiptar bashkë me tre bashkëatdhetarë ka qenë prezent jashtë në një bar të qytetit, pavarësisht se emri i tij dhe i personave që e shoqëronin ishte i përfshirë në listën e Ats si persona pozitiv me Covid e kështu duhet të qendronte i izoluar në shtëpi.

Thyerja e karantinës nuk është pritur mirë nga klubi, por edhe qytetarët breshianë që e kanë vënë në shënjestër lojtarin shqiptar edhe në rrjetet sociale. Tani, përvec gjobës nga karabinierët, Ndoj rrezikon edhe penalitetin e klubit.