Me buqeta e ceremoni, çifti i ushtarëve ukrainas martohen në mes të luftës
Një çift ukrainas, të cilët i janë bashkuar ushtrisë vullnetarisht, u martuan ditën e sotme në Kiev, teksa kryeqyteti vijon të jetë nën kërcënimin e sulmit nga Rusia.
Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, Ksenia dhe Roman, u fotografuan duke shkëmbyer betimet dhe duke shkëmbyer një puthje në prani të ushtarëve të tjerë.
Ksenia, e veshur me një bluzë të bardhë dhe një buqetë me trëndafila të kuq dhe të bardhë, qëndroi përkrah bashkëshortit të saj Roman, i cili mori pjesë në ceremoni ende duke veshur veshjet e tij të ushtrisë.
Ky nuk është rasti i parë i martesës mes ushtarëve që luftojnë në frontin e parë kundër Rusisë.
Më 13 mars, një çift vendosi të martohej përpara se të sulmonte trupat ruse në periferi të Kievit.