“Më bullizuan të gjithë pas rolit në ‘Titanic’- Kate Winslet habit me deklaratën e saj: Ishte e tmerrshme…
“Titanic” është pa një nga filmat më të preferuar të të gjitha kohërave dhe ju dha një famë të jashtëzakonshme dy protagonistëve të tij, Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio.
Për Kate fama që mori nga filmi nuk ka qenë fare e bukur dhe e magjishme.
Së fundmi aktorja ka rrëfyer se pas debutimit në film është bullizuar dhe kjo e ka bërë të ndihet shumë keq.
“Ishte si dita me natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën.
Më kujtohet teksa mendoja: ‘Okay, kjo është e tmerrshme, por do të kalojë’. Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do e doja fare.
Nuk e meritoja mënyrën si më trajtuan”, ka rrëfyer Kate në një intervistë për ‘WTF with Marc Maron’.
Aktorja ka shtuar se në kohën kur “Titanic”-u u publikua, në vitin 1997, ajo ishte ende duke mësuar se si të aktronte dhe e ndjente se nuk ishte ende gati të bënte punë të mëdha në Hollywood.
“Ishte një përgjegjësi e madhe. Unë nuk doja të bëja gabime, doja të isha aty për një kohë të gjatëIshte një përgjegjësi e madhe. Unë nuk doja të bëja gabime, doja të isha aty për një kohë të gjatë”,- ka thënë Kate.