Me bikini buzë pishinës, Amarda Toska mahnit me linjat trupore
Amarda Toska ka mahnitur me linjat e saj trupore teksa pozoi buzë pishinës e veshur me bikini.
Moderatorja e njohur ka një trup për të pasur zili edhe pse është nënë e dy fëmijëve.
Ami ka arritur që të ruajë elegancën e saj dhe këtë e vuri në dukje me bikinit e zeza.
Ajo shihet teksa relaksohet buzë pishinës, nën rrezet e diellit duke vendosur në pah fizikun e saj të përsosur.
Moderatorja po relaksohet në bregdetin e jugut së bashku me dy fëmijët dhe bashkëshortin, Ermal Mamaqin.
Ami udhëtoi drejt jugut për të festuar 10 vjetorin e martesës me aktorin e famshëm të humorit.
Çifti ndanë me ndjekësit momente nga surpriza që Ermal Mamaqi i bëri moderatores në përvjetorin e martesës.
Ai i organizoi një darkë romantike buzë pishinës ku ishin të ndezur qirinj.
/Panoramaplus.al