Më beso, më duaj, më kripos: Kështu uron Jonida veten për ditëlindje

Dita e sotme e ka gjetur Jonida Maliqin në Turqi për të festuar kështu 38-vjetorin e saj ndryshe nga vitet e mëparshme.

Këngëtarja ka pozuar në një prej restoranteve të ‘Nusr-Et’ e kombinuar gjithmonë me ngjyra e duke shijuar gotën e verës.

“Më beso, më duaj, më kripos”, ka shkruar Jonida duke bashkangjitur në foto mbishkrimin edhe të vendit ku ka zgjedhur të festojë këtë vit, pa zbuluar se me kë ka udhëtuar për të shijuar specialitetet e ‘Nusr-Et’.

Sakaq poshtë fotove nuk kanë munguar urimet e menjëhershme nga të gjithë miqtë e ndjekësit e Jonidës, të cilës i kanë shkruar ca fjalë zemre duke i uruar një ditëlindje të bukur./revistawho.com