Me anë të këtyre fotove, Jessie J konfirmon lidhjen e re vetëm katër muaj pas ndarjes

Jessie J ka konfirmuar lidhjen e saj të re me balerinin Max Pham Nguyen.

Këngëtarja, e cila u nda nga Channing Tatum në tetor të vitit të kaluar, publikoi në Instagram disa foto të bukura me të dashurin e ri, shkruan “Mirror”.

Në imazhet që ndau me më shumë se 9.5 milionë ndjekësit e saj, 32-vjeçarja dukej koë e këmbë e dashuruar me balerinin.

Ky lajm nga këngëtarja pati shumë reagime, ku fansat i uronin më të mirat në lidhjen e re.

Para Max, ajo ka qenë e lidhur me Channing dhe vitin që lamë pas, ata zgjodhën që të mos ishin më bashkë.

Jessie dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me Jenna Dewan, me të cilën ishte i martuar prej nëntë vitesh.

Më pas u ndanë sepse, referuar burimeve të ndryshme, Channing “ishte super i zënë me karrierën dhe të qenurit baba”.

© Panorama.al