Me 21 kg eksploziv me vete, ushtari i Admir Tafilit ishte nisur për atentat në Fier

Albi Mecini është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi u kap me 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, me të cilën dyshohet se do të kryente një atentat ndaj një personi të botës së krimit në Fier.

Po kështu me vete atij iu gjetën edhe dy shishe benzinë. Albi Mecini konsdierohet si një ndër njerëzit më të besuar të Admir Tafilit, të cilin në vitin 2013 e ndihmoi të arratisej edhe nga burgu i sigurisë së lartë, në Drenovë.

Policia dyshon se 29-vjeçari është autori i zhdukjes së Leonard Thodori dhe Ftmir Sulollarit në Sarandë. Mecini rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.

Lapsi.al