McKresha bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë vajza e tij Iza. Çifti e mbajnë të fshehtë

Mc Kresha është bërë baba për herë të parë.

Këngëtari i njohur dhe bashkëshortja e tij Erzina kanë mirëpritur dje në jetë vajzën e tyre të pagëzuar me emrin Iza.

Lajmi u dha nga babai i Erizës me anë të një postimi në Facebook.

“Mirë se erdhe në jetë IZA!💝💖💗 Jeta te qoft e uruar nga ZOTI, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin.💝💖💗💗

06/07/2020”– shkroi ai.

Ndërkohë çifti nuk kanë postuar asnjë lajm në lidhje me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Këngëtari dhe Erzina u martua vitin e kaluar në një ceremoni secrete ndërsa janë munduar që ta mbajnë jetën e tyre personale larg mediave.

Ndërkohë Mc Kresha ka paralajmëruar se me krijimin e familjes do fillojë edhe shkëputjen gradualisht nga muzika.

/Panoramaplus.al