MC Kresha zbulon se në “Euro 2020” është tifoz me një skuadër që nuk ja priste mendja askujt

MC Kresha është një nga ata reperë të dashur për publikun i cili përveç muzikës, është gjithashtu shumë i apasionuar pas sporteve. Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin kosovar “Ekipi Evropian” për të diskutuar më shumë për ndeshjet e “Euro 2020” që janë kthyer në temë dite. Artisti ka treguar edhe njëherë që është një adhurues i madh i futbollit. Ndërkohë që shumë nga ju mund të mendoni se reperi është tifoz i ndonjë skuadre të madhe si Gjermania, Italia, Spanja apo Franca. Por e keni gabim! MC Kresha bën tifo për një Kombëtare që askujt nuk ja priste mendja.

Ai zbuloi që në këtë Europian është tifoz i kombëtares së Turqisë, gjë që i ka habitur të gjithë.

Kujtojmë se para disa ditësh në media qarkulluan lajme se MC Kresha do të linte muzikën për t’ju përkushtuar besimit të tij fetar. Shkak u bë një fotografi që hoxha Fatmir Latifaj publikoi në rrjete sociale me reperin pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë. Por, këto rezultuan aludime false pasi nga reperi tashmë priten super projekte për verën! /News31