MC Kresha në skenë me çantë shpine, njihuni me djemtë VIP që rikthejnë trendin e shkollës
Çanta nuk është një aksesor vetëm për femrat, por prej kohësh meshkujt kanë treguar se e kanë domosdoshmëri një të tillë. Qoftë kuletë apo me rrip të gjatë, të gjithë meshkujt që ndjekin trendet e fundit, janë të angazhuar me punë apo me shkollë do t’i shikoni me një të tillë. Por trendi që duket se është përhapur mes të famshmëve dhe duket se do të vazhdojë për pak kohë na kujton shkollën. E kemi fjalën pikërisht për çantat me dy krahë, që i mbushnim plot me libra, por tashmë sillen në një mënyrë më me stil. Veçanërisht reperët shqiptarë duket se kanë vendosur që t’i mbajnë çantat jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në videoklipe apo madje edhe gjatë performancave në festival, si rasti i MC Kreshës. Ky i fundit performoi këtë të diel i veshur “casual” dhe me çantën mbi supe, shkruan IconStyle.Djema, nëse doni pak frymëzim sesi t’i kombinoni çantat me dy krah mësoni nga MC Kresha, Majk dhe Capital T, Alfio Rrotani, Seven Saraçi, Agon Amiga, Ledri Vula.