MC Kresha konfirmon se partnerja është në pritje të ëmbël dhe zbulon gjininë e bebit

Pas muajsh aludimesh nëpër portale, MC Kresha – i cili preferon që të mos ndajë me publikun shumë detaje nga jeta private – konfirmoi se bashkëshortja, Erzina, është në pritje të ëmbël.

Në një intervistë për emisionin “D-Night” në RTV Ora, reperi u shpreh se ai, Erzina dhe vajza e tyre ndodhen në Kanada te disa miq dhe janë në pritje të një djali.

Kresha dhe Erzina janë prindër të Izës, e cila në qershor bëhet 2 vjeçe. Ata a e kanë mbajtur vogëlushen shumë larg rrjeteve sociale. Fotoja e saj e parë u publikua nga Prive.al gjatë festës së ditëlindjes.

Çifti u martua në dhjetor të 2019-s në një ceremoni që pritej të ishte private, por nuk rezultoi e tillë për aq kohë sa njerëzit patën telefonat me vete.