MC Kresha gjithnjë single: “Nuk më do askush”

Ai është gjithashtu i komentuar në media për jetën private ndonëse prej kohësh është treguar shumë diskret për këtë pjesë. Por në një intervistë për “Pushime On Top”, reperi ka zbuluar se është beqar duke u shprehur se askush nuk e do atë dhe se nuk ka kohë të bjerë në dashuri. “Ngaqë jam në punë, nga një koncert në një tjetër, s’ka kohë për pushime, nuk më do askush, prandaj jam single”, është shprehur Kresha, shkruan Prive. Kujtojmë që reperi dikur është përfolur për lidhje edhe me këngëtare e vajza të njohura shqiptare, sic ishte me këngëtaren Rozana Radi, por ato histori nuk zgjatën për shumë e sot Kresha është sërish beqar.