Mc Kresha dhe Ledri treguan edhe një herë pse janë “Gjiganta”

Ledri gjithmonë ka spikatur për stilin e veçantë të klipeve. Studimet në degën e regjisë duket se kanë ndikuar jo pak në përzgjedhjen e stilit nga ana e reperit.

Nga ana tjetër, edhe Mc Kresha ka tërhequr vëmendje në shumicën e rasteve me videot shoqëruese të këngëve. (E kush mund ta harrojë klipin e baladës “Era”?) Së fundmi, djemtë kanë sjellë bashkëpunimin “Gjiganta”. Dhe që në nisje të videos, duket që dy djem me (shumë) shije janë bërë bashkë për të sjellë një tjetër hit.

Një skenë e vetme, ku Mc Kresha dhe Ledri qendrojnë në mes të një qyteti të ndërtuar me makete. Kjo, falë konceptit artistik që kompania e prodhimit të klipit ka vendosur për t’ia përshtatur këngës së ‘Gjigantave’. Një video e thjeshtë, por e mirëmenduar që përcjell detajisht si atmosferën e këngës, ashtu dhe shumë nga vargjet e bashkëpunimit.

Sa për këngën, nuk ka shumë vend për komente, pasi jo më kot si Kresha, ashtu dhe Ledri janë ndër emrat e preferuar të momentit. Më pak se 3 minuta, që të shtyjnë ta klikosh dhjetëra herë radhazi ‘replay’. Dhe nëse nuk e keni dëgjuar akoma, linkun “Gjiganta” e gjeni më poshtë.

News31.al