Mbytja e foshnjës në Korçë/ Ekspertiza: Fëmija u fut i gjallë në valixhe
Pas ngjarjes së rëndë të zbuluar afro një muaj më parë, ku një foshnjë u gjet e pajetë e futur ne një valixhe ne dollapin e shtepisë kanë dalë rezultatet e ekspertizes. Burime pranë Insitutit të mjekësisë ligjore bëjnë me dije se foshnja ka lindur i gjallë. Ai mësohet se ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare, me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor.
Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës. Ishte burri i zonjës që zbuloi foshnjen për shkak të erës së rëndë që ndiente në shtëpi. Ai prej një muaj ishte kthyer në banesë, pasi ishte në emigrim në Greqi, dhe nuk ishte në dijeni që gruaja e tij ishte shtatzënë.