“Mbyllja pas orës 20:00”, reagon edhe Xhemi Shehu

Vendimi i fundit i qeverisë i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji shkaktoi mjaft zhurmë në rrjetet sociale përgjatë orëve të fundit. Këngëtarët kanë reaguar me postime të ndryshme, ndërsa e fundit që ka komentuar këtë vendim ka qenë moderatorja e njohur, Xhemi Shehu.

“Po dëgjoi Corona muzikë live mbas orës 20:00 të mbyti, sidomos nëse je duke pirë e nuk je në restorant”, ka shkruar Shehu krah postimit në ‘Instastory’ duke ironizuar aktin normativ që qeveria miratoi disa orë më parë.

Kujtojmë se reagimi ka qenë mjaft i madh nga të gjithë personazhet e njohur, megjithatë mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim vijueshmëria e kësaj situate.

Ditët e fundit rastet me ‘Covid 19’ kanë qenë në rritje, ndaj dhe qeveria ka bërë publik sot vendimin e marrë lidhur me aktivitet e ndryshme të përditshme.

revistawho.com