Mbyllini sytë dhe thoni ‘korporata’, sfida më e re e Instagramit mban ekskluzivitetin e Olti Currit

Në përpjekje për të zëvendësuar kreun e opozitës gjatë fjalimit në kuvend, deputetja Majlinda Halilaj u mundua (theksojmë, u mundua) të lexonte një letër. Tentativë kjo për të mbajtur një fjalim të denjë, por që në fakt rezultoi krejt e kundërta.

View this post on Instagram

Nga Newsbomb

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on

Kanë qenë të shumta gabimet e bëra gjatë shqiptimit të fjalëve nga ana e Halilaj dhe të gjithë e dëgjuan fare mirë kur deputetja tha më shumë se një herë ‘korperata’. E kishte në fakt fjalën për ‘korporata’ dhe kaq mjaftoi që tema e ditës së djeshme të ishte znj. Majlinda. Mirëpo, kjo e fundit nuk ka mbetur pa një reagim, duke deklaruar se ka probleme me sytë dhe nuk lexonte dot qartazi.

5758A626-64D9-4ED7-8EC7-1EEB9C158C81

View this post on Instagram

Te gjithe se bashku : korporata…

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on

Kaq mjaftoi që imagjinata e Olti Currit të shkonte dhe më larg se një sqarim i thjeshtë. Me humor, Curri ka publikuar fillimisht një video të vetën, ku me sytë e mbyllur shqipton fjalën e shumëpërfolur. Duke u shndërruar në sfidë, kanë qenë jo të pakta videot e dërguara nga ndjekësit e Oltit, ku shihen duke bërë të njejtin gjest. Pjesë e kësaj sfide ka qenë dhe Ori Nebiaj, ndërsa një nga përdorueset e Instagramit ka bërë protagoniste macen e saj, për ta çuar ironinë në një tjetër nivel.