Mbyllet kampionati në Angli, sulmuesi veteran mposht yjet e Premier Ligës dhe renditet i pari

Sulmuesi veteran i Leiçesterit Xhemi Vardi është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Premier Ligë me 23 gola.

33-vjeçari i “Dhelprave” mposhti në garën e fortë yje si: Pier Emerik Obamejang (Arsenal), Rahim Sterling (Mançester Siti) dhe Mohamed Salahun (Liverpul).

11 gola Vardi i shënoi në periudhë tetor-dhjetor 2019, ndërsa me rifillimin e kampionatit ai shënoi 4 herë.

Megjithatë, Vardi dhe skuadra e tij nuk ia dolën të siguronin pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm pasi u mposhtën në sfidën direkte nga Mançester Junajtid.

PANORAMASPORT.AL