Mbyllet edhe “E Diell”, Adi Krasta i rikthehet…
“Top Channel” ka vendosur të mbyllë programin “E Diell”, spektakli e së dielës që drejtohej nga Adi Krasta. Ndërkohë sipas disa mediave moderatori i famshëm nuk do të largohet nga ky ekran. Ai do t’i rikthehet formatit që ka më shumë për zemër “A Show”, çdo mbrëmje të shtunë në “Top Channel”. Krasta rikthehet kështu te vetja me format që e ka sjellë i pari në ekranin shqiptar, dhe që është shumë në modë në televizionet amerikane. Ndërkaq përballë tij në ”TV Klan” do të vazhdojë “Xing me Ermalin”. Pas “Big Brother” dhe “Master Chef” “E diell” është spektakli tjetër i audiencës së lartë që nuk do të vazhdojë në TCH.