Mbush gazetat online me historinë e saj, amerikania la burrin pasi u dashurua marrëzisht me vjehrrin
Erica Quiggle, një 31 vjeçare nga Kentucky i SHBA-së, ka mbushur faqet e gazetave online edhe pse ndoshta nuk e donte një gjë të tillë.
Arsyeja përse u bë e famshme brenda natës ishte historia e saj e pazakontë: gruaja u dashurua me vjehrrin e saj ndërkohë që ishte ende e martuar!
Erica lidhi kurorë që 19 vjeçe dhe thotë se problemet në marrëdhënien me të shoqin nisën shumë shpejt pas kësaj.
Në 2012-tën, solli në jetë një fëmijë dhe shpresonte që gjithçka të zgjidhej, por gjërat nuk ndryshuan.
Bashkëshorti, Justin Toëell dëshironte një jetë monotone dhe rrinte gjithë ditën brenda në shtëpi, ndërsa Erica adhuronte udhëtimet dhe aventurat.
E kështu nisi të organizonte rrugëtime me vjehrrin që ishte ndarë nga nëna e Justin, duke zbuluar ndërkohë se kishte shumë gjëra të përbashkëta me të. Në fund u dashuruan.