‘Mbreti im’/ Fjolla Morina në ‘qiellin e shtatë’ të lumturisë, në kraharor të biznesmenit shpreh dashurinë: Nuk largohemi dhe nëse nesër vdesim…

Fjolla postoi një video ku shihet e mbështetur në kraharorin e Sylës, e në sfond është kënga e dashurisë ‘Betohemi’.

Fjolla Morina është aktualisht në arrest shtëpie mirëpo nuk e ka pasur aspak të vështirë qëndrimin brenda pasi ka vazhdimisht vizita nga njerëzit e saj të afërt. I fundit që i ka shkuar në banesën e saj në Kukës ishte biznesmeni Fisnik Syla i cili thuhet se është partneri i këngëtares e janë gati për tu martuar.

Fjolla postoi një video ku shihet e mbështetur në kraharorin e Sylës, e në sfond është kënga e dashurisë ‘Betohemi’.

‘Për njoni tjetrin betohemi që ne nuk largohemi dhe nëse nesër vdesim. Ty ta kom kqyr zemrën jo llogarinë…’ thuhet në këngën e publikuar nga Fjolla në instastory.

‘Mbreti im’– e cilëson Morina partnerin e saj, i cili u lirua pak javë më parë nga burgu.

Këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar se me biznesmenin Fisnik Syla, ishte në një lidhje dashurie e se do bëheshin gati për t’u martuar. Gjykata e Kukësit caktoi masën e “arrestit në shtëpi” për Fjolla Morinën dhe “arrest në burg” me afat 30 ditor për të dashurin e saj pasi iu gjetën dy pistoleta në çantë.

(A.B)/Dosja.al