‘Mbreti’ i Instagramit që jeton me dhjetëra femra bën ofertën e çmendur, ja si të fitoni 5 mijë dollarë

Dan Bilzerian njihet si mbreti i Instagramit për shkak të jetës së tij luksoze, ku shoqërohet vazhdimisht me dhjetëra femra, nga më të bukurat e botës.

Ai publikon herë pas here sekuenca nga “çmenduritë” e tij, me vajzat e haremit, të cilat duket se nuk e kanë aspak problem të jenë edhe mediatike. Së fundmi ai po shkruan një autobiografi, për të cilën ka ftuar komentuesit të japin ide për titullin e librit dhe fituesi do marrë 5 mijë dollarë.

“Sapo përfundova së shkruari autobiografinë. Jap 5 mijë dollarë për titullin më të mirë të librit në komente”, shkruan ai, dhe duket se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan të bëjnë para lehtë.