Mbreti i futbollit, Pele’, mbyll sytë përgjithmonë në moshën 82-vjeçare
Bota e futbollit është në zi: Pele ka ndërruar jetë duke mbyllur përgjithmonë sytë në moshën 82-vjeçare. Pele u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë.
Muajin e fundit ai ishte shtruar në spital për disa komplikimeve të rënda që çuan në vdekjen e tij. Ngjarja u konfirmua në mbrëmje nga agjenti i tij Joe Fraga.
Edson Arantes do Nascimento; 23 tetor 1940 – 29 dhjetor 2022, i njohur si Pelé, konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe i etiketuar si “më i madhi” nga FIFA.
Ai ishte ndër figurat sportive më të suksesshme dhe më të njohura të shekullit të 20-të.
Në vitin 1999, ai u emërua atleti i shekullit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe u përfshi në listën “Time” të 100 njerëzve më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.
Është i vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tre herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970.
Në vitin 2000, Pelé u votua Lojtari Botëror i Shekullit nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) dhe ishte një nga dy fituesit e përbashkët të FIFA Lojtari i Shekullit.
1,279 golat e tij në 1,363 ndeshje, të cilat përfshijnë miqësore, njihen si një Rekord Botëror Guinness.