“Mbretëria ime e xhunglës”, Tuna Sejdiu zbulon gjithçka për martesën gjatë festës e djalit

Në datën 2 maj djali i muzikantit Patris Berisha dhe këngëtares Tuna Sejdiu, Tian mbushi një vjeç. Me rastin e kësaj date të rëndësishme prindërit i organizuan një festë me miqtë e afërt, duke publikuar fotot në rrjete sociale, shkruan lajmi.net Por Tuna dje publikoi disa fotografi të tjera, ku përveç Tianit shihen edhe të ftuarit e tjerë, ndër ta edhe këngëtari Yll Limani, me të cilën Tuna vazhdon ruan një miqësi të mirë. Momenti ku puthet në buzë me Patrisin, flet shumë për marrëdhënien e tyre si çift i martuar. Këngëtarja postoi fotot në ambientin e gjelbër me praninë e familjarëve, të cilin e quajti “Mbretëria ime e xhunglës”.