Mbretëresha Sofi e Spanjës ekspozon të gjithë arsenalin e bizhuve në Tiranë

Madhëria e saj, Mbretëresha Sofi e Spanjës në veshjen ceremoniale të darkës private të celebrimit të Princ Leka II me Elia Zaharian në Pallatin e Brigadave në Tiranë, kishte zgjedhur ngjyrën e gjelbër. Fustani madhështor me shumë aksesorë dhe detaje të pafundme, na jep mundësinë të shohim klasin e veçantë të një mbretëreshe 77 vjeçare.