Mbretëresha festoi 95 vite jetë dhe ne ju tregojmë produktet e bukurisë që nuk i ka ndarë nga vetja
Mbretëresha Elisabeth festoi pak ditë më parë, 95 vite jetë, por shumë ndryshe nga çdo vit tjetër, pasi bashkëshorti i saj Princ Philip nuk jeton më. 73 vite me të, por kjo ditëlindje e gjeti sovranen më të trishtuar se kurrë.
Por krah dhimbjes për të ndjerin, duhet pranuar se Elisabeth nuk duket fare për moshën që ka dhe aparenca e saj ka qenë përherë e njëjta, perfekte në dukje, në raste dasmash, festash, gala, varrime, çdo gjë. Qëndrimi i saj stoik jo rrallëherë na ka habitur pasi ka arritur të përballojë me shumë seriozitet sa e sa probleme.
Mënyra si e imagjinojmë është përherë e njëjta, me flokët e bardhë dhe buzëkuqin ngjyrë rozë. Mbretëresha ama ka disa sekrete që e bëjnë të duket aq e mbajtur megjithë peshën e viteve që ka. Sipas “Vanity Fair Italy”, ajo ka ngrënë gjithmonë shëndetshëm dhe me kujdes. Gjithë jetën ka aplikuar Spf në fytyrë për t’u mbrojtur nga dielli, e në disa raste, për ekstra mbrojtje ka përdorur dhe kapelet. Produktet kozmetike që janë sekret i mbretëreshës, në fakt janë zbuluar dhe mund të blihen nga të gjithë. Duke nisur nga Elizabeth Arden: “The Eight Hour Cream”. Ajo e masazhon fytyrën çdo ditë me këtë krem.
Elisabeth vendos në mbledhjet parlamentare “The Balmoral Lipstik”, një ngjyrë mes të kuqes dhe blusë. Ndërsa pudra që përdor është: Ever Matte Mineral Powder Compact.
Për t’u rikthyer tek buzëkuqët, duhet të dini edhe një detaj. Mbretëresha është e vetmja që sipas kodit mbretëror të bukurisë, mund të vendosë ngjyra të hapura tek buzët, madje dhe ngjyra neon. Aryeja është një dhe e vetme: Mbretëresha duhet të dallojë nga turma, gjithmonë.
Ndërsa thonjtë nuk i ka kurrë shumë të gjatë dhe përherë me ngjyra të lehta./revistawho.com