Mbretëresha Elizabeth II, feston ditëlindjen e 96-të

BRITANI E MADHE– Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II, sot ka festuar ditëlindjen e saj të 96-të. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, kanë uruar mbretëreshën për ditëlindjen e saj, me anë të një postimi në Twitter. Ata kanë postuar dhe dy fotografi të mbretëreshës me nipëritë dhe mbesat e saj.

“Duke i uruar Madhërisë së saj Mbretëreshës një ditëlindje të lumtur të 96-të sot! Një frymëzim për shumë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe në botë,” shkruan ata në postim.