Mbretëresha Elizabeth e përshkruan ikjen e Princit Philiph si një boshllëk të madh në jetën e saj
Mbretëresha Elizabeth II e ka përshkruar vdekjen e Princit Philiph si “boshllëk të madh në jetën e saj”. Këtë e ka thënë djali i tyre, Princi Andrew, në një intervistë për mediat.
“Ndihem shumë keq dhe e mbështes nënën time, e cila po e ndjen humbjen më shumë se kushdo tjetër”, -tha ai. “Ai ishte një njeri i shquar, unë e adhuroja si baba. Ai ishte aq i qetë. Nëse do të kishe një problem, ai do të mendonte për këtë gjë. Ai ishte gjithmonë dikush tek i cili mund të shkoje”.
Andrew tha se e gjithë familja mbretërore ka një ndjenjë të madhe humbjeje. I pyetur se si po ndihet nëna e tij, duka u përgjigj:
“Mbretëresha, siç mund ta prisnit, është një person tepër stoik. Ajo e përshkroi largimin e tij si një mrekulli. Dhe ajo po mendon gjatë. Ajo e tha se ikja e tij kishte lënë një boshllëk të madh në jetën e saj,” tha ai, duke shtuar se familja është bashkuar për ta mbështetur mbretëreshën.
Ndërsa Princi Edward e përshkroi largimin e babait të tij nga jeta si një tronditje të tmerrshme.
“Sado që dikush të përpiqet ta përgatisë veten për diçka si kjo, është sërish një tronditje e tmerrshme dhe ne ende po përpiqemi të pajtohemi me këtë. Është shumë, shumë e trishtueshme”, tha ai.
Edhe bashkëshortja e Edward, Sophie, Kontesha e Wessex, vuri në dukje sa i kujdesshëm ishte Princi Philiph dhe si interesohej personalisht për të gjithë.