Mbrëmje e mallkuar për yllin e futbollit, i grabitet shtëpia në Itali
Mbrëmja e djeshme ka qenë e mallkuar për futbollistin e Fiorentinës Frenk Riberi.
Shtëpia e lojtarit të Fiorentinës në Firence është grabitur. Karabinierët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe raportojnë se ish-yllit të Bajern Mynihut i janë grabitur bizhuteri dhe shumë sende me vlerë.
Riberi u dëmtua dje në ndeshjen kundër Parmës në kyçin e këmbës dhe tashmë i duhet të përballet dhe me ngjarjen tjetër të rëndë.