“Mbrëmja më e bukur e jetës sime”- Festë përrallore për ditëlindjen e Arilena Arës: E bekuar me gjithçka
Arilena Ara festoi 22-vjetorin e lindjes nën shoqërinë e të dashurit të saj dhe miqve në një festë përrallore të organizuar në bregdet.
Këngëtarja e quajti mbrëmjen më të bukur të jetës së saj dhe u shpreh që është e bekuar me gjithçka që ka.
“E bekuar me gjithçka ne këtë 22 Vjetor! 💙 Mbrëmja më e bukur e jetës sime 🎉”– shkroi Arilena Ara.
Ajo ndau edhe pamje nga festa e saj, ku të gjithë shihen të veshur me të bardha.
Mes të ftuarve ishin emra shumë të njohur si Flori Mumajesi, Xhensila Myrtezaj, Labinot Gashi, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri”– e uroi Flori Mumajesi, që shoqëroi postimin me një foto duke puthur në faqe këngëtaren.
Festa u organizua pak pas mesnatës dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
/Panoramaplus.al