Mbijetesë me fruta pylli! Kriza e ushqimit në Kenya detyron vendasit të hanë vetëm manaferra

Në tasin e ushqimit të banorëve të Purapulit të Kenias, nuk gjen më ushqim të mirëfilltë por manaferra të egra.

Banorët aty po vuajnë nga uria e skajshme, ndërsa fëmijët e tyre dobësohen gjithnjë e më shumë.

Loka Metir, një banore e zonës, e di se frutat e hidhura i sëmurin fëmijët e saj, por ka tre vjet që nuk ka rënë shi siç duhet dhe thjesht nuk ka asgjë tjetër për të ngrënë.

“Kjo është mënyra e vetme që ne dimë se si të mbijetojmë. Ne jemi mësuar me situatën tonë tani. Ne nuk dimë të kultivojmë të mbjella dhe të gjitha kafshët tona kanë ngordhur nga thatësira. Ne thjesht presim të vdesim nga uria këtu”.

“Kësaj radhe thatësira është edhe më e keqe. Edhe në të kaluarën ka pasur por ishin më të largëta në kohë nga njëra tjetra, më shumë kafshë do të mbijetonin se sa do të vdisnin dhe ato që jetonin do të shëroheshin sapo të binte shi dhe do të na siguronin qumësht dhe mish. Tani, nuk ndodh kështu, po na ngordh bagëtia, po vdesin njerëzit”, tha Iripiyo Apothya.

Banorët thonë se edhe uji që pinë po i helmon, pasi është i ndotur dhe i mbushur me krimba.

Top Channel