“Mbi re” krah njëri-tjetrit, Butrint Imeri zbulon një nga skenat e klipit me Nora Istrefin

Me postimet e ndryshme, Butrint Imeri dhe Nora Istrefi zbuluan se shumë shpejt do të vijnë me një bashkëpunim, i cili pritet të publikohet ditën e dielë.

Këtë lajm së fundmi e kanë dhënë vetë këngëtarët me anë të postimeve në llogaritë individuale.

Butrinti ka publikuar së fundmi një foto me Norën ku shfaqen duke pozuar “mbi re”, ku shfaqen të dy mjaft të kuruar deri në detaje dhe të veshur në ngjyrë të bardhë.

“Të dielën”, ka shkruar Imeri krah postimit që është pasuar nga shum komente. Nga postimet e mëparshme është kuptuar se titulli i projektit do të jetë ‘Dy zemra’, por kjo pritet të zbulohet në vetëm pak ditë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Norës është ai i titulluar “Anna” në bashkëpunim me Gjikon, ndërsa Butrinti ka sjellë këngën “Si përpara”.

View this post on Instagram

Te diellen! 🔥 @NoraIstrefi 📷: @EndritMertiri

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

revistawho.com