“Mbeta me 2 gomat e para mbi greminë, por unë ndeza radion’, taksisti i rrëfen historinë gazetarit shqiptar

Nga Agim Xhafka

Kafen e piva me Mondin,komshiun tim.
Ka punuar taksist 30 vjet.

-Do të tregoj një episod dramatik nga jeta ime,-më tha.

Pa pritur miratimin tim ia nisi:

-Para ca vitesh dikush më kërkoi ta çoja në Opar të Korçës.I kishte vd ekur një i afërm e m’u lut sa ta lija atje. Me përtesë se qe larg, por dhe i ngrohur se pagesa për mua qe goxha. Pas 7 orësh udhëtim e lashë atje dhe mora për tatëpjetë Korçës e pastaj Tiranës. Nata më zu pa dalë në Voskopojë. Err ësirë pus,nisi dhe një shi i shtruar e në një kthesë dola nga rruga.

Fr enova,ndalova dhe thashë,shyqyr me kaq. Futa marshin mbrapsht e sa i dhashë gaz jo vetëm nuk lëviza,por motori uturiu nga zhurma. Gomat e parme rrotulloheshin në ajër. Kisha ngecur mbi greminë. Nxora një prozhektor që e mbaj në kroskodë,e hodha dritën poshtë e pashë veç një vrimë të z ezë. As fundi i honit nuk dukej. Më kapi tm erri. Një zë më thosh, dil shpejt! Po druhesha se sa të hapja derën do gremisesha.

Një zë tjetër më urdhëronte, dil te sedilja prapa e hidhu në tokë si ketër. I pranueshëm ky variant, po më kapte frika se mos nga lëvizja binte poshtë taksia, prishej ekuilibri. Ndaj vendosa të pres ardhjen e ndonjë makine. Ashtu mes trokëllimave të zemrës së fri kësuar me sy e veshë prisja. Minutat ecnin,ora iku,unë i ngurtësuar.

Asnjë makinë as ndjehej,as dëgjohej. Iku dhe ora e dytë,e tretë. Rrija mbështetur te sedilja. Një çast vendosa,pse mos e hap radion.

T ë dëgjoj muzikë se ajo të shlodh e të heq str esin,kisha dëgjuar. E hapa dhe ja,këndonte Irma Libohova. M’u duk sikur nuk isha mbi grem inë. Kaloi dhe ora e pestë,e gjashtë. Sinjal në cel nuk kisha,po kisha ca lodra.I hapa dhe nisa garën me letra,me qen. Pastaj një lodër tjetër. Orët vraponin…

Kur po prisja që Mondi të më thoshte,afër mëngjesit erdhi një makinë,më vuri kavon e dola nga rreziku,ai tha:

-Ja,si ajo natë mbi atë hon na vendosi dhe na vendos jeta. Ne rrimë, pr esim, nuk lëvizim as thoin,nuk rrezikojmë fare. Tm errohemi ca çaste pastaj mësohemi me të keqen, dëgjojmë muzikë,luajmë me letra e domino,e pranojmë mo rtjen si pa gjë të keq. Këtë doja të të thoja,ndaj sajova ndodhinë me taksinë mbi gre minë. Përshtatet me ditët që kalojmë,me jetën që jetojmë. Jemi mbi gr eminë. Ama poshtë nuk i hedhim sytë. Ama dhe dora guxon e shkon deri te radio. Më shumë ncuk, ncuk…