“Mbesa u martua me djalin më të mirë të Shkodrës”, daja i Kiarës ka dy fjalë për të thënë pas dasmës në BBV

Vëllai i Madh vendosi që në shtëpi të zhvillohej një “Dasmë tradicionale shqiptare”, ku çifti që do martohej ishte Luizi dhe Kiara.

Kiara me fustan të bardhë dhe Luizi me kostum dhëndri, bënë një ecje të shkurtër deri kur mbërritën në vendin e bekuar, ne “altar”.

Kristi i cili ishte në rolin e priftit, e shpalli çiftin burrë e grua. Ata të dy u puthën në buzë, duke kurorëzuar kështu “martesën” e tyre.

Armaldo në rolin e dajës së Kiarës, ka mbajtur fljalimin për dasmën.

Armaldo: Të nderuar pjesëmarrës, ju falenderoj shumë që keni ardhur në gëzimin e mbesës time Kiara, me djalin më të mirë të Shkodrës, Luizin.

Puthja dhe martesa e improvizuar mes Luizit dhe Kiarës, shënoi momentin më të bukur në shtëpi përgjatë kësaj kohe.
Teksa të gjithë banorët iu bashkuan çiftit për të gëzuar bashkë me to, Dea shprehu dëshirën për të mos shkuar në dasmë.

Ajo i tha Amosit se nuk ka dëshirë fare të shkojë dhe ashtu bënë. Të dy nuk u bashkuan me pjesën tjetër të banorëve, por qëndruan të distancuar.