Mbesa e Mariana Kondit ka vetëm një dëshirë për ditëlindje: Të mbrojë të gjithë shoqet e shokët

Nëse shumë prej të vegjëlve për ditëlindje kërkojnë lodra, Asia, mbesa e Mariana Kondit dëshiron që të mbrojë shokët e shoqet e saj. Asia feston sot 5-vjetorin e për të është organizuar një festë e veçantë me sirena, delfinë e tollumbaca blu.

Asia nuk mbante veshur ndonjë fustan princeshash, por një bluzë ku shkruhej: “Mos kini frikë! Babi im është boksier dhe do t’ju mbrojë të gjithëve!”.

Vogëlushja ka pozuar krah gjyshe Marianës, e cila e thërret “Dielli nanës” dhe ndihet krenare me mbesën e saj.

“5 vjetor dielli nanes! Babi im është boksier!Mos kini frikë i thotë shoqeve dhe shokëve te saj! Ai jo vetem juve por edhe femijet e gjithe botes i mbron nga te kqinjt! Faleminderit Ami Event qe gezove shpirtin e te vegjelve në këto kohe jo të mira!”-shkruan Mariana krah fotos së publikuar.