Mbesa e Lady Diana-s, Lady Kitty Spencer, martohet me 62-vjeçarin

Lady Kitty Spencer është zyrtarisht e martuar. Mbesa e Lady Diana-s, 30 vjeç, u martua këtë fundjavë me një manjat të modës, Michael Lewis, 62 vjeç, në një ceremoni në Villa Aldo Brandini në Frascati, Itali.

Sipas People, Kitty u shoqërua nga vëllezërit Louis Spencer dhe Samuel Aitken. Ajo veshi një fustan të Dolce & Gabbana të frymëzuar nga epoka viktoriane, me jakë të mbyllur, kopsa në pjesën e përparme dhe vello të gjatë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dolce&Gabbana (@dolcegabbana)

Lady Spencer është vajza e madhe e vëllait të Princeshës së Uellsit, Charles Spencer, Earl Spencer i 9-të. 30-vjeçarja është një modele profesioniste që bëri debutimin e saj në pasarelë për Dolce & Gabbana në vitin 2017. Fejesa e saj me Lewis u njoftua në janar 2020 dhe ata u martuan pas më shumë se dy vitesh lidhje.

Michael Lewis është një biznesmen në industrinë e modës dhe kryetar i Foschini Group. Kjo është martesa e dytë e Lewis. Ai është baba i tre fëmijëve.

Nuk mendohet që Princi William ose Princi Harry morën pjesë në dasmë, megjithëse të dy kanë raporte shumë të mira me familjen e të ëmës së ndjerë.

/Anabelmagazine