Mbesa e ish-Presidentit shqiptar e nis vjeshtën me poza topless! Jeta e modeles pas ndarjes, mes ngacmimeve nga futbollistët e martuar
Modelja Beniada Nishani që numëron më shumë se 140 mijë fansa vetëm në “Instagram”, e ka nisur vjeshtën duke e çuar zhveshjen në ekstrem, pasi ka hequr bikinit dhe ka dalë topless.
Mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani ka postuar foto nga Kosova, ku pozon pa veshje në trup, një zakon i vjetër i saj. Kjo është foto e fundit, pas disa pozave provokuese që ka postuar këto kohë, duke u bërë shkak komentesh në rrjete, pasi njihet në Itali edhe si një tifoze futbolli, ndërsa bën bën tifo për Juventusin.
Po cila është jeta e Beniadës, gati nëntë muaj pas ndarjes nga i dashuri italian, dhe ngacmimeve që merr nga futbollistët e famshëm, por të martuar në “Instagram”?
Beniada Nishani (Jakiç), modelja nga Durrësi, vazhdon karrierën e saj të suksesshme në Itali në fushën e modelingut si dhe në botën e ekranit si “showgirl”.
Me linjat e saj origjinale, së fundi ajo pushtoi faqet e mediave më të mëdha në Itali, pas kishte arritur të gjente rezultatin e saktë të ndeshjes Inter-Juventus, duke parashikuar triumfin 2-1 të bardhezinjve në Milano. Në një intervistë të fundit, ajo ka treguar se “Italia është një vend që më ka dhuruar shumë kënaqësi profesionale dhe i jam mirënjohëse.
“Jam shumë e lumtur këtu, ndërsa Shqipëria për mua është si ajo mamaja, të cilën nuk e shikon shpesh, por që është pjesë e jotja kudo. Sa më shumë rritem, aq më shumë ndiej lidhje shpirtërore me atë vend dhe për këtë jam krenare. Jam larguar në moshë 3- vjeçare, por nuk e kam perceptuar largësinë.
Në çdo lloj situate përpiqem që t’i njoh edhe të tjerët kulturën e Shqipërisë. Miqve u tregoj muzikë tradicionale shqiptare dhe mund t’ju them që e pëlqejnë shumë”.
Po si i ka lindur pasioni për futbollin? “Pasioni për futbollin më ka lindur shumë vite më parë. Isha e dashuruar me një lojtar të Juventusit, me Klaudio Markizion. Isha e vogël, por u dashurova me të nga TV. Falë pasionit dhe përkushtimit të tij për skuadrën, kuptova që futbolli nuk është thjesht një sport, por edhe një mënyrë jetese e përbërë nga rregulla, sakrifica, ëndrra dhe shumë lodhje. Sa për lojtarin e preferuar, është Kristiano Ronaldo. Por admiroj shumë edhe ish-kapitenin e Romës, Françesko Toti. Ai është burri që të gjitha femrat do ta dëshironin të kishin. Ndërsa futbollisti më seksi është islandezi Rurik Gislason, pasi ishte lojtari më i bukur në Botërorin e fundit. Ndoshta edhe sepse ka të njëjtin pasion si unë për kinematografinë. Pastaj është biond dhe me sy të kaltër, çfarë mund të kërkosh më tepër”.
Pyetjes nëse ka ka pasur romancë ndonjëherë me një futbollist, Beniada i përgjigjet: “Po, kam pasur lidhje me një lojtar shumë të rëndësishëm, por për privatësinë time dhe të tijën preferoj të mos ia zbuloj emrin”.
Por a merr mesazhe nga futbollistë në rrjetet sociale? “Po, janë lojtarë të skuadrave kundërshtare, madje ka edhe nga ata që janë të martuar dhe me fëmijë. Kjo gjë më trishton dhe nuk u jam përgjigjur kurrë! Nuk do të pranoja kurrë, pasi familja nuk preket, edhe pse jo të gjitha vajzat e mendojnë si unë. Nuk mundem t’i them emrat e tyre pasi janë të fejuar dhe të martuar. Nëse do të ishin single, edhe mund t’i tregoja. Ndonëse ata i fshijnë mesazhet kur nuk u përgjigjem, unë i kam të ruajtura ato. Këtë gjë nuk e kam bërë sepse më intereson që t’i bëj publike, por nëse i takoj ndonjë ditë nga afër do të më pëlqente të kuptoja pse i fshijnë më pas. Kësaj i thonë të hedhësh gurin dhe të fshehësh dorën. Pasi bën një veprim, duhet të jesh koherent, në mënyrë që t’i evitosh këto figura të shëmtuara”, përfundon Beniada.
BENIADA SËRISH SINGLE, LIDHJA QË MORI FUND BRENDA GJASHTË MUAJSH PËR SHKAK TË XHELOZISË
Kujtojmë që ajo i dha fund lidhjes me të dashurin italian në janar, vetëm 6 muaj pasi e prezantoi publikisht. Mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani ndau me ndjekësit verën e kaluar foto e video duke shkëmbyer puthje në buzë me partnerin, ndërkohë që nuk kurseu spektaklin e pozave topless pranë tij.
Beniada dhe partneri po kalonin një verë të bukur romantike, duke pushuar nga Capri i Italisë deri në Ibiza të Spanjës. Miqtë e komplimentuan çiftin, pasi dukeshin shumë bukur pranë njëri-tjetrit, por lidhja më shpejt mbaroi se filloi.
Shkak për ndarjen u bënë disa mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë, duke qenë se si njeri dhe tjetri ishin të ekspozuar në rrjetet sociale dhe marrin shumë ngacmime. E direkt pas ndarjes, Beniada u është rikthyer pozave hot si beqare, mes të cilave bënte përshtypje njëra ku shfaqej pothuaj nudo.
Beniada ka një karrierë të suksesshme në Itali, ndërkohë që tërhoqi vëmendjen vitin e klaur gjatë izolimit me postimet “hot” nga karantina e saj. Publikimet e saj në “Instagram” ishin vërtet provokuese. Ajo e niste ditën në izolim me bikini, duke dalë në oborrin e shtëpisë dhe e mbyllte me zhveshjet nudo në pishinë.
Dihet që Beniada ka tërhequr shpesh vëmendjen e fotografëve BIG dhe regjisorëve në kinemanë italiane këto kohët e fundit. Verën e 2019-ës, Beniada pushoi në Sardenja me mikeshën e saj, Ines Trocchia. Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë me bashkëjetesë, ato realizuan disa foto provokuese.
Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa e bukur e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinema.
Për fotot e komentuara me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, Beniada deklaroi: “Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne modelet. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma, ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra janë bërë mjaft popullore si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless”, duke përligjur kështu të gjitha rastet kur preferon të fotografohet pa veshje në trup.
Për faktin se është komentuar si modelja interesante dhe mbesa e Bujar Nishanit, lind pyetja: A ka ambicie politike dhe si do të jetë e ardhmja e saj?
“Unë jam person shumë kurioz dhe e ndjeshme nga natyra, në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë. Në moshën e adoleshencës kam qenë vullnetare në kishë dhe misioni im ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e varfër. Gjithmonë kam kërkuar të shkoj në vendet më pak të zhvilluara të botës e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja. Ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt, mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim, pas një politikani të madh qëndron gjithmonë një grua e madhe”, shkruan ajo.
Pyetjes se cili është burri i ëndrrave, ajo i përgjigjet: “Burri i ëndrrave të mia? Me siguri ai duhet të jetë i arsimuar dhe shumë i këndshëm, pra të dijë të më bëjë të qesh. Një njeri që duhet të jetë patjetër i sjellshëm, i sinqertë, me virtyte njerëzore dhe që vlerëson familjen”.
Ndërsa se çfarë nuk do të falte në një lidhje dashurie, ajo thotë: “Raporti nuk e pranon mungesën e sinqeritetit dhe tradhtisë. Këto gjëra nuk mund t’i konceptoj. Unë do të doja që të kem një familje me vlerat e së kaluarës. Edhe pse sot shumë të rinj ndalojnë te pamja, gjë që i pengon të shkojnë përtej asaj që ata e shohin. Kështu që, të qenit një grua e bukur, shpesh është një handikap në vetvete”.
Para ca kohësh, Beniada postoi një foto me Belen Rodriguez, ku, me sa duket, përveç miqësisë fshihej edhe një bashkëpunim. Po kush është Beniada Nishani (Jakic)?
Ajo është konsideruar si një yll i ri në shoëbizz-in italian, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl. E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali, 29-vjeçarja spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të “Mediasset”.
Fotot e saj ku shfaqej sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës ekskluzive për “Panorama Plus” se është mbesa e largët e Presidentit Bujar Nishani. Për Vitin e Ri 2017 ishte protagoniste e kalendarit të Enrico Ricciardi-t, fotograf i famshëm nga Milano, që ka zbuluar disa showgirl të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri te Belen Rodriguez.
Pjesëmarrja e Beniadës si fotomodele e kalendarit të Ricciardi-t erdhi pas eksperiencave të saj në “Catalogo di Moda” për Marino Fabiani, pjesë e koleksionit 2017, si dhe një tjetër projekti si fotomodele në Milano.