Mbesa e ish-presidentit Nishani: Në Itali jetuam poshtë pemës, nuk kishim para

Beniada Nishani, mbesha e ish-presidentit Bujar Nishani ka rrëfyer jetën e vështirë që ka bërë në Itali së bashku me familjen e saj. Gjatë mbrëmjes së djeshme, Beniada rrëfeu në ‘Big Brother’ vendimin e vështirë të prindërve të saj dhe për vështirësitë e mëdha social-psikologjike që pasuan kur shkuan në Itali.

Modelja tregoi se kanë jetuar poshtë pemës, nuk kishin të ardhura si dhe ushqimet ia siguronte babai me ato pak gjëra që tepronin nga puna e tij.

‘’Të gjithë emigruan dhe kështu vendosën edhe prindërit e mi. Kemi jetuar për disa ditë poshtë një peme. Ishte shumë e vështirë të siguronim para dhe unë nuk kisha as kukulla dhe as rroba të vishja. Babi nisi punë në një resorant dhe merrte ushqimet që ngelnin për të na ushqyer ne. Kukulla për herë të parë mora nga kisha’’, tha ajo mes lotëve.

(a.b)/dosja.al