
Mbërtheu publikun para ekranit, por Olsa Muhameti jep lajmin: Nuk ka më ‘Përputhen’
Autorja Olsa Muhameti realizon shpesh biseda virtuale me ndjekësit në Instagram, ku jep detaje rreth “Përputhen”.
Olsa ka njoftuar se ky mund të jetë viti i fundit që ky emision dashurie transmetohet në ekran. Ajo ka shkruar se do të bëjë pak pushime e më pas do të rikthehet me ndonjë projekt të ri.
“Mendoj se ky është viti i fundit që unë bëj “Përputhen”. Kështu që do më duhet të pushoj pak dhe pastaj një projekt të ri pse jo, kismet”, ka njoftuar Muhameti.