
Mbathje me mbushje në ekran, Vangjeli Telo tregon se i ka veshur
Fotografi Sonny K.Elson dhe modelja Vangjeli Telo ishin të ftuarit e radhës në emisionin “Trokit”, ku folën për rëndësinë e fotove profesionale përballë atyre të mediave sociale. Sonny tregoi që shpesh për fotot ideale përdorin disa truke që vetëm profesionistët i dinë. Një prej tyre ka lidhje me mbathjet me mbushje që përdoren veçanërisht në reklamat e xhinseve. Madje ish-velina e emisionit “Fiks Fare”, Vangjeli Telo, tregoi se ka veshur vetëm një herë mbathje me mbushje gjatë programit, të cilat e vunë shumë në siklet, shkruan Aplenews.
“Vetëm një herë, më janë dashur për emision sepse kisha humbur shumë kilogramë. Kisha shkuar 48 kilogramë dhe dukej diferencë e madhe me kolegen që unë kisha. I kam mbajtur një ditë të vetme dhe kisha shumë siklet sepse ato lëviznin”, u shpreh ajo duke treguar këtë sekret për herë të parë.