Mbante këmbët lart mbi kroskotin e makinës, shkarkohet zv.ministri

Zëvendësministri i bujqësisë Shukri Maxhuni, është shkarkuar nga detyra nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Arsyeja e shkarkimit është disi e pazakonte, një ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me makinën zyrtare, është fotografuar teksa mbante këmbët lart në xhamin e përparmë të makinës.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë Shukri Maxhuni. Motivacioni i këtij shkarkimi është paksa i pazakontë.

Shukri-Maxhuni-2

Një ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me makinën zyrtare, është fotografuar teksa mbante këmbët lart në xhamin e përparmë të makinës.

Ky veprim i tij ngjalli reagime dhe kritika të shumta. Ka qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë atë nga posti për sjellje të pahijshme.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta Liberale