Mbani frymën! Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez fejohen pa bujë

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez prej kohësh janë në një lidhje tw bukur dashurie. Gjërat u bënë shumë shpejt serioze mes tyre, pasi Alex pranoi të takonte fëmijët e këngëtares së njohur dhe që prej marsit të 2017-ës ata janë të pandarë. Pak orë më parë ka qenë pikërisht ai që ka publikuar një video krah 49-vjeçares, shkruan Who. Teksa Lopez ngre dorën për të prekur fytyrën, sytë e të gjithëve janë tek unaza gjigande me gurë diamanti, që ajo mban në gisht. Kaq mjaftuar që fansat të nisin urimet për fejesën. Pavarësisht se konfirmim zyrtar nuk ka nga çifti, sipas mediave hapi i shumëpritur është hedhur.