Mban emrin sukses i padiskutueshëm, kënga e re e Luiz Ejllit renditet në vendin e 15-të si ‘trending’ në mbarë botën!
Ditën e djeshme artisti i njohur Luiz Ejlli publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën më të re “Përjetësisht” e cila u kthye direkt në një sukses të padiskutueshëm. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut dhe brenda 24 orëve ka arritur mbi 1 milion klikime.
E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP ka arritur të renditet në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube. Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë. Faktet flasin vetë…
Nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe një tjetër sukses. Hashtagu #perjetesisht është bërë trending në Twitter, duke përfshirë gjithashtu diskutime të shumta rreth këngës së re të Luiz Ejlli.
Përdoruesit e Twitterit po shprehin mendime dhe reagime të tyre ndaj këngës, duke komentuar vokalin e tij të shkëlqyeshëm dhe emocionet që transmeton me interpretimin e tij. Disa përdorues po ndajnë tekste dhe citime të preferuara nga kënga, ndërsa të tjerë po lavdërojnë arritjen e Luiz Ejlli në industrinë muzikore.
Top Albania Radio