Mbajti flamurin serb, Lorik Cana reagon ndaj veprimit të Rita Orës
Këngëtarja Rita Ora është në qendër të komenteve pasi mbajti flamurin serb në një koncert në Hungari. Që nga ajo ditë, sulmet ndaj saj nuk kanë munguar. Por, ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dalë në mbrojtje.
Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, si për të treguar se ajo e do atdheun e saj.
Rita Ora ka qenë në qendër të sulmeve në internet që nga koncerti në Hungari ku mbajti flamurin serb. Teksa komenetet negative kanë qenë të shumta për këngëtaren, ka nga ana që e kanë mbështetur; një prej tyre është edhe Lorik Cana.
Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, për të treguar se ajo e do atdheun e saj.